bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Revelation 6
Revelation 6
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Edhe pashë, kur hapi Qëngji njërënë vulë, edhe dëgjova një nga të katrë shtësëtë që thoshte, posi zë bumbullime:
2
“Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal’ i bardhë; edhe ay që kishte ndenjurë mbi atë kishte një hark; edhe iu dha një kurorë, edhe dolli mundës, edhe që të muntnjë.
3
Edhe kur hapi vulën’ e dytë, dëgjova shtësën’ e dytë, që thoshte: “Eja (edhe shih).”
4
Edhe dolli një tiatërë kal i kuq; edhe ati që ishte ndenjurë mbi atë iu dha të ngrerë paqtimnë nga dheu, edhe të therënë njëri tiatrinë, edhe iu dha një thikë e madhe.
5
Edhe kur hapi vulën’ e tretë, dëgjova të tretënë shtësë që thoshte: “Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal i zi, edhe ay që ishte ndenjurë mbi atë kishte një zigare ndë dorë të ti.
6
Edhe dëgjova një zë ndë mes të katrë shtësëvet që thoshte: “ Një shënik gruri për një dinar; edhe tre shënikë elbi për një dinar; edhe mos i bëj dëm valit edhe verësë.”
7
Edhe kur hapi vulën’ e katrëtë, dëgjova zën’ e të katrësë shtësë që thoshte:
8
“Eja edhe shih.” Edhe pashë, edhe ja një kal i gjelbëtë, edhe ay që ishte ndenjurë sipër ati e kishte emërinë Mortje, edhe Hadhi i vinte prapa bashkë, edhe u dha atyreve pushtet përmbi të katrën’ e dheut të vrasënë me shpatë e me zi buke e me vdekëje, edhe me bishat’ e dheut.
9
Edhe kur hapi vulën’ e pestë, pashë përposh theroresë shpirtërat’ e atyreve që janë therurë për fialën’ e Perëndisë, edhe për martirinë që kishinë.
10
Edhe thërrisninë me zë të math, tuke thënë: “Gjer kurë, o Zotëria i shënjtëruar’ e i vërtetë, nukë gjukon edhe nukë merr shpagiminë për gjakunë tënë nga ata që rrinë mbi dhet?”
11
Edhe iu dha gjithësecilit stolia të bardha, edhe u tha atyreve të prëhen’ edhe për pak kohë, gjersa të mbushen’ edhe shërbëtorëtë shokët’ e atyreve, edhe vëllezërit’ e atyreve, që janë për të vrarë sikundrë edhe ata.
12
Edhe pashë, kur hapi vulën’ e gjashttë; edhe ja tek u bë një tërmet i math, edhe dielli u bë i zi posi thes i leshtë, edhe hëna u bë posi gjak.
13
Edhe yjet’ e qiellit ranë përdhe, posi druri fikut që heth fiqt’ e papiekurë, kur tundetë nga er’ e madhe.
14
Edhe qielli u t-hoq “posi karta kur pështilletë”, edhe çdo mal e ujdhësë luajtnë nga vëndet’ e tyre.
15
Edhe mbëretërit’ e dheut, e njerëzit’ e mëdhenj, e të pasuritë, e urdhëmilësatë, e të fortëtë, edhe çdo shërbëtuar, e çdo i lirë, fshehnë vetëhen’ e tyre ndëpër shpellat’ e ndëpër shkrepat’ e malevet.
16
Edhe u thoshinë malevet e shkrepavet: “Bini mbi ne, edhe na fshihni nga faqeja e ati që është ndenjurë mbi front, edhe nga zemërata e Qëngjit;
17
Sepse erdhi dit’ e madhe e zemëratës’ati; edhe cili munt t’i qëndronjë?”
← Chapter 5
Chapter 7 →