bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Revelation 22
Revelation 22
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Edhe më dëftoj një lum (të këthiellëtë) me ujë të jetësë, të shkëlqyershëm posi krystall, që dilte prej fronit Perëndisë edhe prej Qëngjit.
2
Ndë mest të udhësë qytetesë, edhe mb’ at’ anë e mbë kët’ anë lumit, ishte druri i jetësë, që bën dy-mbë-dhietë pemë, çdo muaj bën pemën’ e ti; edhe fletat’ e drurit janë për shërimin e kombevet.
3
Edhe çdo mallëkim nukë do të jetë më: edhe froni i Perëndisë edhe i Qëngjit do të jetë nd’ atë; edhe shërbëtorët’ e ati, do ta lusnjënë.
4
Edhe do të shohënë faqen’ e ati, edhe emëri i ati do të jetë ndë ballërat t’atyreve.
5
Edhe nata nukë do të jetë atie. Edhe s’ka nevolë për kandile për dritë dielli, sepse Zoti Perëndi i ndrit ata; edhe do të mbëretëronjënë ndë jetët të jetëvet.
6
Edhe më tha: “Këto fialë janë të besuara edhe të vërteta. Edhe Zoti Perëndia i profitërëvet shënjtëruarë, dërgoj ëngjëllin’ e tij, që t’u dëftonjë shërbëtorëvet ti sa duhenë të bënenë për së shpejti. –
7
Ja te vinj shpejt; lum ay që ruan fialët’ e profitisë kësaj vivlie.”
8
Edhe unë Joanni jam ay që pashë këto, edhe që dëgjova; edhe kur dëgjova edhe pashë, rashë t’i falem përpara këmbëvet ati ëngjëllit që më dëftente këto.
9
Edhe ay më thotë: “Vështro mos bënjç këtë; sepse jam shërbëtuar shoqi yt, edhe i vëllezëret tu profitërëvet, edhe i atyreve që ruanjënë fialët’ e kësaj vivlie; po faliu Perëndisë.”
10
Edhe më thotë: “Mos vulosç fialët’ e profitisë kësaj vivlie; sepse koha është afërë.
11
Ay që bën dëm, le të bënjë dëm edhe më; edhe ay që ësht’ i shgërryerë, le të shgërrynet’ edhe më; edhe i drejti le të dalë i drejtë edhe më; edhe i shënjtëruari le të shënjtëronet’ edhe më.
12
Edhe ja te vinj shpejt; edhe paga ime është bashkë me mua, që t’ia paguanj gjithësecilit sikundrë do të jetë pun’ e ati.
13
Unë jam Allfa edhe Omega, e nisura edhe e mbaruara, i pari edhe i pastajmi.
14
Lum ata që bënjënë porosit’ e ati, që të kenë pushtet mbi drurin’ e jetësë, edhe të hynjënë ndëpër portat ndë qytet.
15
Edhe jashtë janë qënt’ e magjistarët’ e kurvarët’ e vrasësit’ e idhullatrëtë, edhe gjithëkush që do e që bën gënjeshtrënë.
16
Unë Jisuj dërgova ëngjëllinë tim të martirisnjë te ju për këto mbë qishat; unë jam rrënja edhe fara e Dhavidhit, yll i ndriçëm edhe i mëngjesit.
17
Edhe Fryma edhe nuseja thonë: Eja; edhe ay që dëgjon, le të thotë: Eja; edhe ay që ka et, le të vinjë; edhe ay që do, le të marrë dhurëti ujët’ e jetësë.”
18
(Sepse) ap martiri mbë gjithësecilinë që dëgjon fialët’ e profitisë kësaj vivlie. Ndë shtoftë ndonjë njeri mbë këto, Perëndia do t’i shtonjë ati plagëtë që janë shkruarë ndë këtë vivli.
19
Edhe ndë heqtë ndonjë njeri nga fialët e vivlisë kësaj profitie, Perëndia do të heqnjë piesën’ e ati nga vivlia e jetësë, edhe nga qyteteteja e shënjtëruarë, edhe nga ato që janë shkruarë ndë këtë vivli.
20
Edhe ay që martiris për këto thotë: Po vinj shpejt, Amin. Po, eja, o Zoti Jisu.
21
Hiri i Zotit tënë Jisu Krishtit qoftë bashkë me ju të gjithë. Amin. FUNDI, EDHE ZOTI PASTË LAVDI.
← Chapter 21