bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Revelation 19
Revelation 19
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Edhe pastaj dëgjova posi një zë të math shumë gjëndëje ndë qiell, që thoshte: “Allilluja, shpëtimi e lavdia e nderi e fuqia qoftë mbë (Zotinë) Perëndinë tënë;
2
Se gjyqet e ati janë të vërteta e të drejta, sepse gjukoj kurvën’ e madhe që prishi dhenë me kurvërin’ e saj, edhe mori shpagim prej dorës’ asaj për gjakun’ e shërbëtorëvet ti.”
3
Edhe për së dyti thanë: “Allilluja.” Edhe tymi asaj hipën ndë jetët të jetëvet.
4
Edhe ranë të njëzet e katrë pleqtë, edhe të katrë shtësëtë, e iu falnë Perëndisë që rrinte mbë front, tuke thënë: “Amin. Allilluja.”
5
Edhe dolli një zë nga froni tuke thënë: “Lavdoni Perëndinë tënë, gjithë shërbëtorët’ e ati, edhe ata që i kanë frikë ati, edhe të vogjil’ e të mëdhenj.”
6
Edhe dëgjova posi një zë shumë gjëndëje, edhe posi një zë shumë ujërash, edhe posi një zë bumbullimash të forta, që thoshinë: “Allilluja; se mbëretëroj Zoti, Perëndia Gjithëpushtetësi.
7
Le të gëzonemi, e le të gasmonemi, e le t’i apëmë lavdi ati, sepse erdhi dasma e Qëngjit, edhe gruaja e ati bëri gati vetëhen’ e saj.
8
Edhe iu dha asaj që të vishetë me vishnje të pastrë e të ndriturë; sepse vishnjeja është drejtëriat’ e shënjtorëvet.”
9
Edhe më thotë: “Shkruaj: Lum ata që janë ftuarë ndë dasmët të Qëngjit. Edhe më thotë: “Këto janë fialët’ e vërteta të Perëndisë.”
10
Edhe rashë ndër këmbë t’ati që t’i falem; edhe ay më thotë: “Vështro, mos bënjç këtë; sepse unë jam një shërbëtuar shoqi yt edhe i vëllezëret tu që kanë martirin’ e Jisujt; po faliu Perëndisë; sepse martiria e Jisujt është fryma e profitisë.”
11
Edhe pashë qiellinë hapurë, edhe ja një kal i bardhë, edhe ay që rrinte mb’ atë kluhej Besëtar edhe i Vërtetë, edhe gjukon e lëfton me drejtëri.
12
Edhe syt’ e ati ishinë posi flakë ziarri, edhe mbi kryet t’ati kishte shumë kurora; edhe kishte shkruarë një emër, të cilinë asndonjë s’di veç ati.
13
Edhe ishte veshurë me një rrobe ngjyerë ndë gjak; edhe emëri ati kluhetë Fiala e Perëndisë.
14
Edhe ushtëriatë që ishinë ndë qiell, i vininë prapa ati hipurë mbi kuaj të bardhë, e veshurë me vishnje të bardhë edhe të pastrë.
15
Edhe prej gojës’s’ati dilte një shpatë e prehtë, që t’u bierë kombevet me atë; edhe ay “do t’i kullosnjë ata me shkop të hekurtë”; edhe ay shkel tirën’ e verësë zemërimit edhe mërisë Perëndisë Gjithëpushtetësit.
16
Edhe mbi rrobet e mbi kofshët të ti ka të shkruarë emërinë: Mbëret i mbëretëret, edhe Zot i zotëravet.
17
Edhe pashë një ëngjëll që rrinte ndë qiellt; edhe thërriti me zë të math, e u tha gjithë shpesëvet që fluturonjënë ndë mes të qiellit: “Ejani edhe mbëlidhi ndë darkët të Perëndisë math,
18
Që të hani mishra mbëretërish, e mishra urdhërmilësash, e mishra të fortësh, e mishra kuajsh, edhe atyre që janë ndenjurë mb’ ata, edhe mishra çdo farë njerëzish të lirë e shërbëtorë, edhe të vogjëlish e të mëdhenjsh.”
19
Edhe pashë bishënë edhe mbëretërit’ e dheut, edhe ushtëriat’ e atyreve mbëledhurë, që të bënjënë luftë me atë që rrinte mbi kalt, edhe me ushtërin’ e ati.
20
Edhe u zu bisha, edhe bashkë me atë profiti gënjeshtar, ay që bëri shenjetë përpara asaj, me të cilatë kuboj ata që muarnë shenjën’ e bishësë, edhe ata që iu falnë ikonës’ asaj; të dy u hothnë të gjallë ndë lëqer të ziarrit që digjetë me squfur.
21
Edhe të tierët’ u vranë me shpatën’ e ati që rrinte mbi kalt, e cila dilte prej gojës’ati; edhe gjithë shpesët’ u nginjnë nga mishrat’ e atyreve.
← Chapter 18
Chapter 20 →