bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Revelation 16
Revelation 16
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Edhe dëgjova një zë të math nga tempulli që u thoshte të shtatë ëngjëjvet: “Shkoni e derthni kupat’ e zemërimit Perëndisë mbi dhet.”
2
Edhe vate i pari, edhe derdhi kupën’ e ti mbi dhet; edhe u bë plagë e keqe edhe e ligë mb’ ata njerëzit që kishinë shenjën’ e bishësë, edhe mb’ ata që i faleshin’ ikonës’ asaj.
3
Edhe i dyti ëngjëll derdhi kupën’ e ti ndë det, edhe u bë posi gjak të vdekuri; edhe çdo frym’ e gjallë që ishte ndë det vdiq.
4
Edhe i treti ëngjëll derdhi kupën’ e ti ndëpër lumërat e ndëpër kronjt’ e ujëravet; edhe u bë gjak. –
5
Edhe dëgjova ëngjëllin’ e ujëravet që thoshte: “I drejtë je ti (o Zot), që je edhe që ishje edhe i Shënjtëruarë, sepse gjukove këto.
6
Sepse derdhnë gjak shënjtorësh edhe profitërësh, edhe u dhe gjak atyreve të pinë; sepse u vëlen atyreve.” –
7
Edhe dëgjova (një tiatërë) nga theroreja që thoshte: “Po, o Zot Perëndi Gjithëpushtetës, të vërteta edhe të drejta janë gjyqet’ e tua.”
8
Edhe ëngjëlli i katërtë derdhi kupën’ e ti mbi diellt; edhe iu dha pushtet të diegë njerëzitë me ziarr.
9
Edhe njerëzitë u doqnë me një vapë të madhe, edhe vllasfimisnë emërin’ e Perëndisë që ka pushtet mbi këto plagë; edhe nuk’ u penduanë që t’i apënë lavdi.
10
Edhe ëngjëlli i pestë derdhi kupën’ e ti mbi fron të bishësë; edhe u errësua mbëretëria e asaj; edhe përtypninë gluhërat’ e tyre nga të dhëmpuritë.
11
Edhe vllasfimisnë Perëndin’ e qiellit nga të dhëmburat’ e tyre e nga plagët’ e tyre, edhe nuk’ u penduanë nga punërat’ e tyre.
12
Edhe ëngjëlli i gjashttë derdhi kupën’ e ti mbi lumin’ e math Efratinë; edhe ujt’ e ati u tha, që të bënetë gati udha e mbëretëret që janë nga të lindurit’ e diellit.
13
Edhe pashë tri fryma të ndyra që shëmbëlleninë posi bretkosa, që dilinë nga goja e bishësë, edhe nga goja e profitit gënjeshtar;
14
Sepse janë fryma diajsh që bënjënë shenje, të cilatë dalënë te mbëretërit’ e (dheut edhe) gjithë botësë, që të mbëledhën’ ata për luftën’ e asaj ditësë madhe të Perëndisë Gjithëpushtetësit.
15
(Ja te vinj posi viedhës; lum ay që rri squarë, edhe ruan rrobet’ e tia, që të mos ecënjë sveshurë, e të shohënë shëmtin’ e ati).
16
Edhe i mblodhi ata nd’ atë vënt qe kluhetë Evraisht Armagjedhon.
17
Edhe ëngjëlli i shtattë derdhi kupën’ e ti nd’ erët; edhe dolli një zë i math prej tempullit qiellit, nga froni, që thoshte: “U bë.”
18
Edhe u bënë zëra e bumbullima e vetëtima, edhe u bë një tërmet i math, që nuk’ ishte bërë që kurë se ishinë njerëzitë mbë dhet, kaqë fort një tërmet i math.
19
Edhe qytetëja e madhe u nda mbë tri piesa, edhe qytetet’ e kombevet ranë. Edhe i ra ndër mënt përpara Perëndisë Vavyllona e madhe, që t’i apë kupën’ e verësë zemërimit mërisë ti.
20
Edhe çdo ujdhësë iku, edhe maletë s’u gjëntnë.
21
Edhe një breshër i math posa një tallant sbriti nga qielli mbi njerëzit; edhe njerëzitë vllasfimisnë Perëndinë për plagën’ e breshërit, sepse plag’ e ati ishte fort e madhe.
← Chapter 15
Chapter 17 →