bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Matthew 28
Matthew 28
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Edhe si shkoj e shëtuna, tuke gëdhir’ e dielë, e para ditë e javësë, erdhi Maria Magdhalini, edhe Maria tiatërë, që të shihinë varrë.
2
Edhe ja tek u bë një tërmet i math; sepse ëngjëll’ i Zotit sbriti nga qielli, edhe erdhi e rrukullisi gurinë nga dera e varrit, edhe rrinte sipër’ ati.
3
Edhe faqeja e ati ishte posi vetëtimë, edhe rrobeja e ati e bardhë posi dëborë.
4
Edhe ata që ruanin’ u trëmpnë nga frik’ e ati; edhe u bënë posi të vdekurë.
5
Edhe ëngjëlli u përgjeq e u tha gravet: “Mos kini frikë; sepse e di se kërkoni Jisunë që u kryqëzua.
6
Nuk’ është këtu; sepse u ngjall, sikundrë pat thënë. Ejani, shihni vëndinë ku dirgjej Zoti.
7
Edhe shkoni shpejt e u thoni nxënësëvet ati, se u ngjall nga të vdekuritë; edhe ja te po vete më përpara se ju ndë Galilet; atie do ta shihni atë; ja tek u thashë juve.”
8
Edhe ato duallnë shpejt nga varri me frikë edhe me gëzim të math, edhe u sulnë t’u apënë zë nxënësëvet ati.
9
Edhe tuke vaturë t’apënë zë nxënësëvet ati, ja Jisuj tek poqi me ato, e u tha: “Gëzohi.” Edhe ato i erthnë përanë, e i zunë këmbëtë, edhe iu falnë.
10
Atëhere Jisuj u tha atyre: “Mos kini frikë, shkoni, e epni zë vëllezëret të mi, që të shkonjënë ndë Galilet, edhe atie do të më shohënë.”
11
Edhe ato tuke vajturë, ja ca nga ruajtësitë tek erthnë ndë qytet, e u dhanë zë krye-priftëret për gjithë sa u bënë.
12
Edhe ata u mbëlothnë bashkë me pleqtë, edhe si muarnë e dhanë këshillë, u dhanë ushtëtorëvet mjaft argjënda, tuke thënë:
13
“Thoni, se nxënësit’ e ati erthnë natën’ edhe e vothnë kur po flinim ne.
14
Edhe ndë u dëgjoftë këjo nga qivernitari, ne do t’i mbushmë mëndëjen’ ati, edhe do të bëjmë që ju të mos keni kujdes.”
15
Edhe ata si muarnë argjëndatë, bënë sikundrë u mësuanë. Edhe këjo fialë u hap ndëpër Judhenjt gjer mbë ditë të sorme.
16
Edhe të një-mbë-dhietë nxënësitë vanë ndë Galilet, nd’ atë mal që i pat porositur’ Jisuj.
17
Edhe kur e panë, iu falnë ati; po ca nga ata ishinë me dy mëndëje.
18
Edhe Jisuj erdhi përanë, e u foli atyre, tuke thënë: “M’u dha çdo pushtet ndë qiell edhe mbi dhet.
19
Shkoni pra e mësoni gjithë kombetë, edhe i pagëzoni mb’emërit të Atit e të Birit e të Frymësë Shënjtëruarë.
20
Edhe i mësoni ata të ruanjënë gjithë sa u kam porositurë juve; edhe ja unë te jam bashkë me ju gjithë dittë, gjer mbë të mbaruarët të jetësë. Amin.
← Chapter 27