bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Matthew 17
Matthew 17
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Edhe pas gjashtë diç Jisuj merr me vetëhe Pietrin’ edhe Jakovin’ edhe Joanninë të vëllan’ e ati, edhe i ngjit mbë një mal të lartë veçanë.
2
Edhe ndërroj fytyrënë përpara atyre; edhe faqeja e ati ndriti posi dielli, edhe rrobet’ e ati u bënë të bardha posi drita.
3
Edhe ja tek u duknë atyreve Moisiu edhe Ilia tuke folurë bashkë me atë.
4
Edhe Pietri u përgjeq e i tha Jisujt: “Zot, është mirë të jemi ne këtu; ndë daç, le të bëjëmë këtu tri tenda, një për tyj, e një për Moisinë, e një për Ilinë.”
5
Edhe ay tek ishte po tuke folurë, ja tek i mbuloj ata një re e ndriçime; edhe ja një zë nga reja tek thoshte: “Kyj është biri im i dashuri, që e pëlqeva; ati i dëgjoni.”
6
Edhe nxënësitë kur dëgjuanë, ranë përmbys, edhe u frikësuanë fort.
7
Po Jisuj erdhi përanë, e i kapi, edhe tha:
8
“Ngreuni, e mos u frikësoni.” Edhe ata kur ngritnë syt’ e tyre përpietë, nukë panë asndonjë, përveç Jisunë vetëmë.
9
Edhe tuke sbriturë nga mali, Jisuj i porositi, tuke thënë: “Mos i thoni asndonjërit se ç’patë, gjersa të ngjallet’ i Bir’ i njeriut nga të vdekuritë.”
10
Edhe nxënësit’ e ati e pyetnë, tuke thënë: “Përse pra thonë shkronjësitë, se duhetë të vinjë më përpara Ilia?”
11
Edhe Jisuj u përgjeq e u tha atyre: “Ilia vien më përpara, edhe do të vërë mbë vënt gjithë punëratë;
12
Po unë po u them juve, se Ilia erdhi ndashti, edhe nuk’ e njohnë, po i bënë ç’deshnë; kështu edhe i Bir’ i njeriut ka për të pësuarë nga ata.”
13
Atëhere e kupëtuanë nxënësitë, se u tha për Joann Pagëzorinë.
14
Edhe ata kur erthnë te gjëndëja, i erdhi përanë një njeri e i ra mbë gjunjë, tuke thënë:
15
“Zot, përdëlle tim bir, sepse e zë lëngat’ e hënësë, edhe heq keq; sepse shumë herë bije ndë ziarr, e shumë herë nd’ujë;
16
Edhe e shpura te nxënësit’e tu, po nukë muntnë ta shëronjënë.”
17
Edhe Jisuj u përgjeq e tha: “O bres i pabesë edhe i shtrëmburë, gjer kurë do të jem bashkë me ju? Gjer kurë do t’u duronj juve? Bimëni mua atë këtu.”
18
Edhe Jisuj e qërtoj atë, edhe dialli dolli nga ay, edhe çuni u shërua që mb’ atë herë.
19
Atëhere nxënësit’erthnë përanë Jisujt veçanë, e thanë: Përse neve nukë muntmë ta nxierrm’ atë?
20
Edhe Jisuj u tha atyre: “Për pabesërinë tuaj; sepse me të vërtetë po u them juve, se Ndë paçi besë sa një koqe sinapi, do t’i thoni këti mali: Sbrit këtej e shko atie, edhe do të sbresë, edhe nukë do të jetë gjë që të mos muntni ju ta bëni.
21
Edhe kyj farë kombi nukë del tietrazi, veç me të falur’ e me agjërim.”
22
Edhe ata te po silleshinë përqark Galilesë, Jisuj u tha atyre: “I Bir’ i njeriut do të epetë ndër duar të njerëzëvet;
23
Edhe do ta vrasën’ atë, edhe të tretënë ditë do të ngjalletë.” Edhe atyre u erdhi keq fort.
24
Edhe ata kur erthnë ndë Kapernaum, erthnë përanë Pietrit ata që marrënë pagesë dy dhrahmitë, edhe i thanë: “A nukë paguan dy dhrahmitë mësonjësi juaj?”
25
Ay thotë: “Po.” Edhe kur hyri ndë shtëpit, Jisuj e priti, tuke thënë: “Si të duketë, Simon? Nga cilëtë marrënë pagesa a të dhëna mbëretërit’e dheut, nga bijt’ e tyre, apo nga të huajtë?”
26
Pietri i thot’ati: “Nga të huajtë.” Jisuj i tha ati: “Vallë bijtë janë të lirë?
27
Po që të mos skandhalismë ata, shko ndë det, e hith një grep, edhe ngre peshkun’ e parë që të dalë, edhe si t’i hapç gojënë, do të gjenjç një statir; merr-e, e epua atyre për mua edhe për tyj.”
← Chapter 16
Chapter 18 →