bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Mark 16
Mark 16
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Edhe si shkoj e shëtuna, Maria Magdhalini, edhe Maria, e ëm’ e Jakovit, edhe Salloma, blenë erëra, që të vinë e ta lyejënë.
2
Edhe shumë shpejt ndë mëngjest të parënë ditën ’ e javësë vinë mbi varrt, tuke lerë dielli.
3
Edhe thoshinë ndë vetëhe të tyre: “Cili do të na rrukullisjë gurinë prej derësë varrit?”
4
Edhe kur shtynë sytë, shohënë se guri ish rrukullisurë; sepse ish fort i math.
5
Edhe si hynë ndë varrt, panë një dialosh tuke ndenjurë mb’anë të diathtë, veshurë me rrobe të bardha; edhe ato u trempnë.
6
Edhe ay u thot’ atyre: “Mos u trëmpni; kërkoni Jisu Nazarinasinë, që qe kryqëzuarë? U ngjall, nuk’ është këtu; na vëndi ku e patnë vënë.
7
Po shkoni, e u thoni nxënëset ati, edhe Pietrit, se ay vete më përpara se ju ndë Galilet; atie do ta shihni, sikundrë u pat thënë juve.”
8
Edhe ato duallnë [shpejt], e iknë nga varri; edhe ato ishinë trembur’ e habiturë; edhe s’i thanë gjë asndonjërit; sepse kishinë frikë.
9
Edhe si u ngjall ndë mëngjes të parënë ditën’ e javësë, iu duk të parënë herë Marisë Magdhalinisë, që kish kërryerë shtatë diaj prej asaj.
10
Ajo vate, e u dha zë atyreve që kishinë ndenjurë bashkë me atë, atie ku ishinë tuke bërë vajë e tuke klarë.
11
Edhe ata kur dëgjuanë, se rron, edhe se u pa nga ajo, nukë zunë besë.
12
Edhe pastaj u dëftye me tiatërë formë mbë dy vetë nga ata, që ishinë tuke ecur’ e tuke vaturë nd’ arë.
13
Edhe ata vanë e u dhanë zë të tierëvet; po as atyreve s’u zunë besë.
14
Pastaj u dëftye mbë të një-mbë-dhietetë, atie ku ishinë tuke ndenjurë ndë mësallë, edhe i shau për pabesërin’ e atyreve, edhe për zemërën’ e ashpërë, sepse nuk’ u zunë besë atyreve, që e panë ngjallurë.
15
Edhe u tha atyre: “Shkoni ndëpër gjithë botënë, e leçitni ungjillinë ndëpër gjithë kriesënë.
16
Kush të besojë edhe të pagëzonetë, do të shpëtojë. Po kush të mos besojë, do të gjukonetë për mundim.
17
Edhe këto shenje do t’u bënenë prapa atyreve që do të besojënë. Mb’ emërit tim do të kërrejënjë diaj; do të flasënë gluhëra të ra; do të zënë gjarpinj.
18
Edhe ndë pifshinë ndonjë farë gjëje që mbyt, nukë do t’u bëjë keq atyre; do të vënë duartë përmbi të sëmurë, edhe do t’i shërojënë.
19
Zoti pra, passi u foli atyre, hipi ndë qiell, edhe ndenji mbë anë të diathtë të Perëndisë.
20
Edhe ata duallë e leçitnë mbë gjithë vëndet, tuke u ndihur’ atyre bashkë Zoti, edhe tuke u vërtetuar’ atyre fialënë me ato çudia që u ngjiteshinë prapa. Amin.
← Chapter 15