bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
James 4
James 4
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Nga janë luftërat’ e qartatë ndër ju? Jo këtejë, nga dëshërimetë që lëftonjënë ndër anët të mishit tuaj.
2
Dëshëroni, e nukë keni; vritni e keni cmir, edhe nukë munt të fitoni; zihi e lëftoni, po nukë keni; sepse nukë lypni.
3
Lypni, e nukë merrni, sepse lypni keq, që të prishni ndë dëshërimet tuaja.
4
O kurvarë e kurva, nuk’ e dini se miqësia e botësë ësht’ arëmiqësia e Perëndisë? Ay që të dojë pra të jetë miku i botësë, bënet’ arëmiku i Perëndisë.
5
Apo kujtoni se shkronja thotë kot: Ajo fryma që ndënji ndër ju mallngjen për cmir?
6
Po Perëndia ep një hirë më të math, përandaj thotë: “Perëndia rri kundrë madhështorëvet e u ep hirë kryeunjurëvet.”
7
Binduni pra te Perëndia; i rrini kundrë diallit, edhe do të ikënjë nga ju.
8
Iu afrohuni Perëndisë, edhe do t’ u afronetë juve. Pastroni duartë, o fajtorë, edhe qjëroni zemëratë, o njerës me dy mëndëje.
9
Hiqni keq e bëni vajë e qjani; gazi juaj le të këthenetë mbë vajë; edhe gëzimi juaj mbë hidhërim.
10
Unji përpara Zotit, edhe do t’ u ngrejë juve.
11
Mos flisni keq njëri për tiatrinë, o vëllezër; ay që flet për vëllanë, edhe gjukon të vëllanë, flet keq për nomnë, edhe gjukon nomnë; edhe ndë gjukofsh nomnë, nukë je ruajtës i nomit, po gjyqëtar.
12
Një është nom-dhënës, ay që munt të shpëtonjë edhe të humbasë; kush je ti që gjukon tiatrinë?
13
Ejani tashti ju që thoni: Sot a nesër do të vemi ndë këtë qytet, edhe do të bëjmë atie një vit, edhe do të tregëtojmë e do të fitojmë;
14
Ju që nuk’ e dini se çdo të jetë nesër, sepse ç’ është jeta juaj? Është një avullë që duketë për pak kohë, e pastaj humbet.
15
Ndë vënt që të thoni: Ndë dashtë Perëndia, edhe ndë rrofshim, do të bëjmë këtë a atë.
16
Po tashti mburreni mbë madhështiat tuaja; çdo të tillë të mburrurë është të lik.
17
Kush di pra të bënjë të mirë, e nukë bën, është faj për atë.
← Chapter 3
Chapter 5 →