bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Hebrews 5
Hebrews 5
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Sepse çdo kryeprift që merretë prej njerëzish, vihetë kryeprift për njerëzit mbi punëratë të Perëndisë, që të bierë dhurëtia e kurbane për faje;
2
Që munt t’i vinjë liksht për ata që janë të paditur’ e të gënjyerë; sepse edhe ay vetë është rrethuarë me dobësirë.
3
Edhe përandaj ka detyrë, sikundrë për llauzinë, kështu edhe për vetëhen’ e ti, të bierë kurban për faje.
4
Edhe asndonjë nuk’ e merr këtë nderë prej vetëhesë ti, po ay që thërritetë nga Perëndia, posi Aaroni.
5
Kështu edhe Krishti nukë lavdoj vetëhen’ e ti që të bënetë kryeprift, po ay që i foli ati: “Biri im je ti, unë sot të kam piellë.”
6
Sikundrë edhe mbë tiatërë vënt thotë: “Ti je prift për gjithë jetënë pas taksit Melqisedhekut.”
7
I cili ndë dit të mishit ti, si pruri të falura e të lutura me klithmë të fortë e me lot tek ay që munt ta shpëtonte nga vdekëja, edhe u dëgjua për atë që druante,
8
Edhe ndonëse ishte bir, nxuri nga të jetë i dëgjuarshim nga ato që pësoj.
9
Edhe si u kullua, u bë shkaku i shpëtimit pasosurë mbë gjith’ ata që i dëgjonjën’ ati,
10
Qjuajturë nga Perëndia kryeprift pas taksit Melqisedhekut.
11
Për të cilinë neve kemi për të thënë shumë punëra, edhe që nukë sgjidhenë me fialë; sepse jeni bërë të rëndë nga veshëtë për të dëgjuarë.
12
Sepse u duhej juve të ishitë mësonjësa për kohënë, po përsëri keni nevojë t’u mësonjë juve ndonjë stiqiat’ e para të fialëvet Perëndisë; edhe jeni bërë kështu që keni nevojë për qjumësht, e jo për ushqim të fortë.
13
Sepse kushdo që pi qjumësht, ësht’ i paprovuarshim ndë fialë të drejtërisë; sepse është foshnjë.
14
Po ushqimi i fortë është për burra të plotë, që kanë stërviturë të ndieratë nga zakoni për të shquarë të mirën’ e të ligënë.
← Chapter 4
Chapter 6 →