bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Galatians 5
Galatians 5
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Qëndroni pra nd’atë të liruarët, që na liroj Krishti, edhe mos hyni përsëri ndë sgjedhë të skllavërisë.
2
Ja unë Pavli te po u them juve, se, ndë u rrethprefshi, Krishti nuk’ do u bën dobi juve asgjë.
3
Edhe ap martiri përsëri mbë çdo njeri që është rrethprerë, se duhetë të mbajë gjithë nominë.
4
U ndatë nga Krishti ju që delni të drejtë me anë të nomit; ratë poshtë nga hiri.
5
Sepse neve me anë të Frymësë presmë për shpëresën’ e drejtërisë prej besësë.
6
Sepse mbë Jisu Krishtinë as rrethpresëja ka ndonjë fuqi, as parrethpresëja, po besa që vepëronetë me anë të dashurisë.
7
Ju ecenitë mirë; kush u përmbajti që të mos bindeni mbë të vërtetënë?
8
Këta të bindurë nuk’ është prej ati që u thërret juve.
9
Pakëzë brumë mbruh gjithë të mbrujturitë.
10
Unë kam shpëresë mbë ju me anë të Zotit, se nukë do të keni ndër mënt tiatërë gjë; po ay që u trazon juve, ay ka për të mbajturë gjykimnë, cilido që të jetë.
11
Edhe unë, o vëllezër, ndë qoftë se leçis edhe më rrethpresëje, përse ndiqem më? Vall’ u prish skandhalia e kryqit.
12
Makar të copëtonen’ ata që u trazonjënë juve.
13
Sepse ju, o vëllezër, u thërrittë ndë të liruarët; veç mos e bëni të liruarëtë për shkak të mishit, po me anë të dashurisë i shërbeni njëri tiatërit.
14
Sepse gjithë nomi mhushetë ndë një fialë, ndë këtë: “Të duash të afërminë tënt si vetëhenë tënde”.
15
Po ndë kafshofshi e ndë hëngërshi njëri tiatrinë, shikoni mos humbasni njëri prej tiatrit.
16
Them pra: Ecni pas Frymësë, edhe mos i bëni dëshëriminë mishit.
17
Sepse mishi dëshëron kundrë Frymësë, e Fryma kundrë mishit; edhe këto janë kundrë njëra tiatrësë, përandaj mos bëni ato që doni.
18
Po ndë qoftë se Fryma u heq udhënë juve, nukë jeni ndënë nom.
19
Edhe punërat’ e mishit janë të shpërfaqura; të cilatë janë ndyrësi, kurvëri, pugërësi, tepër-ndyrësi, idhullatri, magji,
20
arëmiqësia, qarta, zëli, zemërata, të zëra, të ndara, eresia, cmirë, vrasëje, të dejtura, lodrëti, edhe kësosh si këto; për ato u them juve më përpara, sikundrë edhe u thashë juve më përpara, se ata që punonjënë të tilla punë s’do të trashëgonjënë mbëretëri Perëndie.
21
Po pem’ e Frymës’ është dashuri, gëzim, paqtim, zemër’ e gjerë, ëmbëlsirë, të mirë, besë, butësirë, të përmbajturë vetëhesë; kundrë të tillavet nukë ka nom.
22
Edhe ata që janë të Krishtit, e kanë kryqëzuarë mishinë bashkë me pësimet’ e me dëshërimet.
23
Ndë rrofshim pas Frymësë, le të ecëjm’ pas Frymësë.
24
Le të mos kërkojmë lavdi të kotë, tuke shtyturë njëri tiatrinë, tuke pasurë cmir njëri tiatrinë.
← Chapter 4
Chapter 6 →