bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Ephesians 5
Ephesians 5
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Ecëni pra pas Perëndisë, si dielm të dashurë;
2
Edhe ecëni ndë dashuri, sikundrë edhe Krishti na deshi, edhe dha vetëhen’ e ti për ne dhuratë e kurban te Perëndia, për erë të mirë.
3
Edhe kurvëri e çdo ndyrësi, a lakëmim, as të mos zihetë n’gojë ndër ju, sikundrë u gjan shënjtorëvet;
4
As turpëri e fialë të marra a fialë për gas, të cilatë s’kanë hije; po më tepërë të falurë ndersë.
5
Sepse këtë e dini, se çdo kurvar, a ndyrës, a lakëmimtar, i cili ësht’ idhullatrë, s’ka trashëgim ndë mbëretëri të Krishtit e të Perëndisë.
6
Asndonjë le të mos u kobonjë juve me fialë të kota; sepse për këto punë vien zemërata e Perëndisë mbi të bijt’ e së pabindurësë.
7
Mos kini piesë pra me ata.
8
Sepse njëherë ishit’ errësirë, po tashi jeni dritë mbë Zotinë;
9
Ecëni si dielmt’ e dritësë,
10
(Sepse pem’ e Frymësë është mbë çdo të mirë, e drejtëri, e të vërtetë), tuke provuarë ç’ësht’e pëlqyerë te Zoti
11
Edhe mos kini shoqëri ndë punërat të papemsë të errësirësë, po më tepër’ i qërtoni.
12
Sepse ato që punonenë fshehurazi nga ata, është turp edhe të zihen’ edhe me gojë.
13
Po gjith ato punë që janë për të qërtuarë, shpërfaqënë nga drita; sepse çdo punë që shpërfaqetë është dritë.
14
Përandaj thotë: Sgjonu ti që fle, edhe ngreu prej së vdekurish, edhe Krishti do të ndriçonjë tyj.
15
Shikoni pra qysh të ecëni me kujdes; jo si të paditurë, po si të diturë,
16
Tuke shpërblerë kohënë, sepse ditë janë të këqia.
17
Përandaj mos bëhi të marrë, po kupëtoni ç’ është dashurimi i Zotit.
18
Mos dehi me verë, që nd’ atë është ka plënkprishëje; po mbushuni me Frymë të Shënjtëruarë,
19
Tuke kuvenduarë ndër vetëhet tuaj psallma, e hymna, e kënkë shpirtërishte, tuke kënduar’ e tuke psallurë Zotit ndë zemëret tuaj;
20
Tuke i falurë ndersë përherë për të gjithë Perëndisë edhe Atit mb’ emërit të Zotit tënë Jisu Krishtit;
21
Tuke i unjurë kryetë njëri tiatrit me frikë të Perëndisë.
22
Ju gratë, u përunjuni burravet tuaj posi Zotit;
23
Sepse burri është kryet’ e gruasë, sikundrë edhe Krishti është kryet’ e qishësë, edhe ay është shpëtimtar’ i trupit.
24
Po sikundrë kisha i përunjetë Krishtit, kështu edhe gratë le t’u përunjenë burravet të tyre mbë çdo punë.
25
Ju burratë, doni gratë tuaja, sikundrë edhe Krishti deshi qishënë, edhe dha vetëhen’ e ti për atë,
26
Që ta shënjtëronjë e ta qëronjë me të larët’ e ujit, me anë të fialësë;
27
Që ta nxierrë atë përpara vetëhesë ti qishë të lavduruarshime, pa paturë, a rrudhë, a ndonjë të tillë gjë, po që të jet’ e shënjtëruar’ e faqebardhë.
28
Kështu duhetë burratë të duanë grat’ e tyre, posi trupërat’ e tyre. Ay që do gruan’ e ti, do vetëhen’ e ti;
29
Sepse asndonjë ndonjëherë s’e mori mëri mishin’ e ti, po e ushqen edhe e ngroh, sikundrë edhe Zoti qishënë.
30
Sepse jemi anët e trupit ati, prej mishit ati, edhe prej eshtëravet ati.
31
“Përëndaj njeriu do të lërë t’ anë e t’ ëmënë edhe do të ngjitetë pas gruasë ti, edhe të dy do të jenë një mish”.
32
Këjo fshehësirë ësht’ e madhe; po unë e them këtë për Krishtin’ e për qishënë.
33
Po edhe gjithësecili prej jush kështu le ta dojë gruan’ e ti, posi vetëhen’ e ti; edhe gruaja le t’i ketë frikë burrit.
← Chapter 4
Chapter 6 →