bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Ephesians 3
Ephesians 3
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Për këtë punë unë Pavli jam i lidhuri i Jisu Krishtit për ju kombet,
2
Sepse dëgjuatë qiverin’ e hirit Perëndisë që m’u dha për ju,
3
Se me të sbuluarë ma bëri të njohurë atë fshehtësirënë (sikundrë u shkrova juve përpara me pak fialë;
4
Që atë tuke kënduarë munt të kupëtoni mëndëjenë time ndë fshehësirët të Krishtit);
5
Që s’qe njohurë ndë brezat të tierë te të bijt’ të njerëzëvet, sikundrë ndashti u sbulua me anë të Frymësë tek apostojt’ edhe te profitërit’ e ati të shënjtëruarëtë;
6
Që të jenë kombetë trashëgimtarë bashkë e me një trup e me një piesë mbë të zotuarët t’ati mbë Krishtinë me anë të ungjillit;
7
Të cilit un’ iu bëshë shërbëtuar pas dhurëtisë hirit Perëndisë, që m’u dha pas vepërimit fuqisë ati.
8
Mua më të vogëlit gjithë shënjtorëvet m’u dha ay hirë, që të ungjillëzonj ndër kombet pasëjen’ e Krishtit që s’i gjëndetë gjurma,
9
Edhe që të ndriçonj të gjithë, cila është shoqëria e fshehësirësë që qe fshehurë nga jetëtë te Perëndia që ndërtoj të gjitha (me anë të Jisu Krishtit)
10
Që të njihetë ndashti me anë të qishësë dituria e Perëndisë, që është me shumë lara tek urdhërat’ e te pushtetetë ndë qielloret.
11
Pas asaj këshillësë lashtë që bëri mbë Jisu Krishtinë, Zotinë tënë;
12
Me anë t’ ati kemi kuxim edhe të hyrë me shpëresë prej besës’ ati.
13
- Përandaj u lutem juve mos likshtohi për shtrëngimet’ e mi që kam për ju, e cila është lavdia juaj.
14
Për këtë punë unj gjunjt’ e mi te Ati i Zotit tënë Jisu Krishtit,
15
prej të cilit qjuhetë çdo atëri që është ndë qiejet e mbë dhet,
16
Që t’u apë juve pas pasëjesë lavdisë ti, të forcohi ndë fuqi me anë të Frymës’ ati mbë njerin’e përbrënçim;
17
Që të rrijë Krishti ndë zemërat tuaja me anë të besësë,
18
Zënë rrënjë e themelisurë ndë dashuri, që të muntni të kupëtoni bashkë me gjithë shënjtorët, ç’ është të gjërët’ e të gjatëtë, e të thellët’ e të lartëtë,
19
Edhe të njihni atë dashurin’ e Krishtit që kapërxen mëndëjenë, që të mbusheni me gjithë të mbushurit’ e Perëndisë.
20
Edhe mb’atë që munt të bënjë tepërë së tepërmi për gjithë sa kërkojm’ a mendojmë, pas asaj fuqisë që vepëronetë ndër,
21
Mb’atë qoftë lavdia ndë qishët me anë të Jisu Krishtit, mbë gjithë brezat të jetësë jetëvet. Amin.
← Chapter 2
Chapter 4 →