bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
Acts 5
Acts 5
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Edhe një burr që e kishte emërinë Anani, bashkë me Sapfirënë gruan’ e ti, shiti një copë dhe;
2
Edhe fshehu nga të çëmuarëtë, tuke ditur’ edhe gruaja e ti; edhe pruri një piesë nga aspratë, edhe e vuri ndër këmbët t’apostojvet.
3
Edhe Pietri tha: “O Anani, përse mbushi zëmrënë tënde Satanaj të gënjënjç Frymën’ e Shënjtëruarë, edhe të fshehç nga të çëmuarët’ e arësë?
4
Ndë qoftë se e mbanje, a nuk’ ishte joteja? Edhe si e shite, a nuk’ ishte ndënë pushtet tënt? Ç’pate që vure ndë mënt këtë punë? Nukë gënjeve njerëzitë, po Perëndinë.”
5
Edhe Anania, tuke dëgjuarë këto fialë, ra përdhe edhe dha shpirtinë; edhe u hyri frik’ e madhe gjith’atyreve që dëgjuanë këto.
6
Edhe si u ngritnë më të ritë, e mbështuallnë, edhe e nxuarnë jashtë, edhe e kallnë ndë dhet.
7
Edhe si kishinë shkuarë sindonja tri orë, hyri edhe gruaja e ati pa diturë se ç’u bë.
8
Edhe Pietri iu përgjeq asaj: “Thuamë, ndë qoftë se për kaqë e shittë arënë?” Edhe ajo tha: “Po, për kaqë.”
9
Atëherë Pietri i tha asaj: “Përse u bëtë mbë një fialë të ngisni Frymën’ e Zotit? Ja ku janë te dera këmbët’ e atyreve që kallnë ndë dhet burrinë tënt, edhe do të nxierrë jashtë edhe tyj. “
10
Edhe ajo ra përnjëherë përanë këmbëvet tati, edhe dha shpirtinë; edhe si hynë dialoshat’ e gjetnë të vdekurë, edhe si e nxuarnë jashtë, e kallnë ndë dhet përanë burrit asaj.
11
Edhe i hyri frik’ e madhe gjithë qishësë, edhe gjith’ atyreve që dëgjoninë këto.
12
Edhe bëneshinë shumë shenje e çudira ndë llaust nga duarët’ e apostojvet, edhe të gjithë ishinë me një zëmërë ndë kamaret të Sollomonit.
13
Edhe asndonjë nga të tierëtë nukë kuxonte të ngjitej tek ata; po llauzi i madhëronte ata.
14
Edhe më shumë shtoneshinë tuke besuarë mbë Zotinë, shumicë burrash e grash;
15
Kaqë sa nxirinë jashtë ndëpër rrugat të sëmurëtë, e i vininë mbi shtresa e mbi shtratëra, që kur të shkonjë Pietri të zërë hieja e ati ndonjë nga ata.
16
Edhe mbëlidhej ndë Jerusalim shumica që ishte prej qytetesh përqark, e bininë të sëmurët’ edhe ata që ngiteshinë nga frymat’ e pëgëra, të cilëtë shëroneshinë të gjithë.
17
Edhe atëhere u ngrit kryeprifti edhe gjith’ ata që ishinë bashkë me atë, të cilët’ ishinë prej eresisë Sadhdhuqenjet, edhe u mbushnë me smir.
18
Edhe vunë duart’ e tyre mbi apostojt, edhe i vunë ndë burk të gjëndëjesë.
19
Po ëngjëll’ i Zotit hapi dyert’ e burgut natënë, edhe si i nxori ata, u tha atyre:
20
Shkoni, edhe rrini e flisni ndë hieroret te llauzi gjithë fialët’ e kësaj jete.
21
Edhe si dëgjuanë, hynë ndë hieroret mbë të vagëlluarë, edhe mësoninë. Po kur erdhi kryeprifti edhe gjith’ ata që ishinë bashkë me atë, thërritnë bashkë-ndenjëjen’ edhe gjithë pleqësin’ e të bijvet Israilit, edhe dërguanë ndë burkt, t’i bien ata.
22
Edhe shërbëtorëtë, kur vanë, nuk’ i gjetnë ata ndë burk; edhe u këthyen’ e u dhanë zë atyre,
23
Tuke thënë se: “Burgun’ e gjetmë mbyllurë me shumë siguri, edhe ata ruajtësitë tuke ndenjurë jashtë përpara dyervet; po kur hapëm, nukë gjetëm brënda asndonjë.
24
Edhe kur dëgjuanë këto fialë prifti edhe i pari hieroresë edhe kryepriftëritë, vrisninë mëndëjenë për ata, se si do të bënetë këjo punë.
25
Atëhere erdhi një njeri e u dha zë atyreve, tuke thënë, se: “Ja ata burra që pattë vënë ndë burk te janë tuke ndenjurë ndë hieroret, e po mësonjënë llauzinë.”
26
Atëhere vate kryeushtëtori bashkë me shërbëtorëtë, e i prunë, jo me shtrëngatë, sepse kishinë frikë llauzinë, mos i vrasënë me gurë.
27
Edhe si i prunë, i nxuarnë përpara bashkë-ndenjëjesë; edhe kryeprifti i pyeti ata,
28
Tuke thënë: “Nuk’ u porositëm juve shtrënguarë të mos mësoni mbë këtë emërë? Edhe ju ja tek mbushtë Jerusalimnë me mësimnë tuaj, edhe doni të bini mbi ne gjakun’ e këti njeriu.”
29
Atëhere Pietri edhe apostojt’ e tierë u përgjeqnë e thanë: “Duhetë t’i dëgjojmë Perëndisë më tepër se njerëzet?
30
Perëndia i atërëvet tanë ngjalli Jisunë, të cilinë ju e vratë edhe e varët mbi drut.
31
Këtë Perëndia e lartoj me anë të së diathtësë ti, edhe e bëri të parë edhe shpëtimtar, që të apë pendim Israilit, edhe ndëjesë fajesh.
32
Edhe ne jemi martirët’ e ati për këto fialë, edhe Frym’ e Shënjtëruarë, që ua dha Perëndia atyreve që i dëgjonjën’ ati.”
33
Edhe ata kur dëgjuanë, kërcëllininë dhëmbëtë, edhe bëninë këshillë t’i vrasënë.
34
Atëhere u ngrit ndë bashkë-ndenjëjet një Farise, që qjuhej Gamaliil, mësonjës’ i nomit, edhe i nderëshim ndër gjithë llausnë, edhe urdhëroj t’i nxierrënë jashtë apostojtë një çikë herë.
35
Edhe u thot’ atyreve: “O burra Israilitë, vështroni mirë ç’kini për të bërë këtyre njerëzëve.
36
Sepse përpara këtyre ditve u ngrit Thevdhau, tuke thënë për vetëhen’ e ti se diç është, edhe iu ngjitnë prapa sindonja katër qint vetë; ay u vra edhe gjith’ ata që i dëgjonin’ ati u përndanë, edhe u bënë për asgjë.
37
Pas këti u ngrit Judhë Galileasi, nd’ ato dit që shkruheshin’ emëratë, edhe hoqi pas vetiu mjaft llaus; edhe ay humbi, edhe gjith’ ata që i dëgjuanë ati u përndanë.
38
Edhe tashi po u them juve: Largohi nga këta njerës, edhe lirini, sepse ndë qofttë se këjo këshillë a këjo punë është prej njerëzish, do të prishetë.
39
Po ndë qoftë nga Perëndia, nukë munt ta prishni atë; edhe vështroni mos ndothni të bëni luftë edhe me Perëndinë.”
40
Edhe ata i dëgjuan’ati; edhe si thirrnë apostojtë, i rrahnë e i porositnë të mos flasënë mb’ emërit të Jisujt, edhe i lëshuanë.
41
Ata pra iknë nga faqeja e bashkë-ndenjëjesë tuke gëzuarë, se u bënë të zotë të shpërnderonetë për emërin’ e ati.
42
Edhe përditë nukë pushoninë tuke mësuarë, e tuke dhënë zën’ e mirë për Jisu Krishtinë ndë hieroret e ndëpër shtëpi.
← Chapter 4
Chapter 6 →