bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
2 Corinthians 9
2 Corinthians 9
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Sa për shërbesën’ e shënjtorëvet është tepërë për mua t’u shkruanj juve.
2
Sepse e di të shpejtën’ e zemrësë tuaj, që për atë mburrem te Maqedhonasitë, se Ahaia u bë gati që viet; edhe përvëlimi i zemrësë tuaj ndezi më të shumëtë vetë.
3
Edhe dërgova vëllezëritë, që të mos dalë të kotë të mburruritë tënë që kemi për ju mbë këtë punë, që të jeni bërë gati (sikundrë thoshnjam,).
4
Mbase mos vinjënë bashkë me mua Maqedhonas, e u gjenjënë juve pa bërë gati, turpëronemi neve (që të mos themi ju), ndë këtë qëndrim të mburrurit.
5
Përandaj u menduashë se është nevojë t’u lutem vëllezëret që të vinjënë më përpara te ju, e të bënjënë gati këtë bekimin’ e elejmosinësë tuaj që pattë thënë që përpara, që të jetë gati kështu si bekim elejmosine, e jo si lakëmim.
6
Edhe këtë e them, se ay që mbiell me kurcim, edhe me kurcim do të korrë; edhe ay që mbiell me dorë të hapëtë, edhe me dorë të hapëtë do të korrë.
7
Gjithësecili le t’ apë sikundrë t’i dojë zemëra, jo me hidhërim, a me shtrëngim; sepse Perëndia do atë që ep me buzëm me gas.
8
Edhe Perëndia ësht’ i fortë të tepronjë çdo hirë mbë ju, që të keni mjaft përherë mbë çdo gjë të teproni mbë çdo punë të mirë.
9
(Sikundrë është shkruarë: “Përndau, u dha të vobeqvet; drejtëria e ati mbet në jetë të jetësë ”.
10
Edhe ay që i ep farë ati që mbiell, edhe bukë për të ngrënë, dhashtë e shumoftë farënë tuaj, e rrittë bimat’ e drejtërisë tuaj.)
11
E të bëhi të pasurë mbë të gjitha e mbë çdo gjë dorëhapëtë, që ajo punon prej nesh të falurë ndersë mbë Perëndinë.
12
Sepse puna e kësaj shërbese jo vetëmë mbush plot të shterat’ e shënjtorëvet, po edhe tepron me shumë të falurë ndersë te Perëndia.
13
(Sepse tuke provuarë këtë shërbesë, lavdonjënë Perëndinë për të dëgjuarët’ e së rrëfyerësë tuaj mbë ungjillin’ e Krishtit, edhe për piesën’ e dorësë hapëtë mb’ ata edhe mbë të gjithë.)
14
Edhe me të luturit’ e atyre që bënjinë për ju, sepse kanë shumë mallë për ju, për atë hirin’ e Perëndisë të tepërinë që është mbë ju.
15
Po hiri qoftë mbë Perëndinë për dhurëtin’ e ati që s’tregonetë me gojë.
← Chapter 8
Chapter 10 →