bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
1 Corinthians 3
1 Corinthians 3
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Edhe unë, o vëllezër, nukë munda të flas te ju, posi mbë njerës të shpirtit, po posi mbë njerës të mishit, posi mbë foshnje mbë Krishtinë.
2
U ushqeva juve me qjumësht, e jo me gjellë; sepse edhe nukë muntnitë ta prisit’ atë, po edhe ndashti s’muntni;
3
Sepse jeni po njerës të mishit; sepse kur është ndër ju cmir e qartë e të ndarë, a nukë jeni njerës të mishit, edhe ecëni pas njeriut?
4
Sepse kur thotë njëri: Unë jam i Pavlit, edhe tiatri: Unë jam i Apollojt, a nukë jeni njerës të mishit?
5
Cili pra është Pavli, e cili Apolloj, jo tiatërë përveç shërbëtorë, që besuatë me anë t’ atyreve, edhe sikundrë i dha Zoti gjithësecilit?
6
Unë mbolla, Apolloj ujiti, po Perëndia i rriti.
7
Kaqë sa as ay që mbiell nuk’ është gjë, as ay që ujit, po Perëndia që rrit.
8
Edhe ay që mbiell e që ujit janë një; edhe gjithësecili do të marrë pagën’ e ti pas mundëjesë ti.
9
Sepse neve jemi punëtorë bashkë me Perëndinë; ju jeni ara e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
10
Pas hirit Perëndisë që m’u dha, si mieshtër i diturë unë vura themeli; e një tiatër ndërton; po gjithësecili le të shohë qysh ndërton.
11
Sepse asndonjë nukë munt të vërë tiatër themel, përveç ati që është vënë, i cili është Jisu Krishti.
12
Edhe ndë ndërtoftë ndonjë mbi këtë themel, ar, argjënt, gurë të paçëmuarë, dru, bar, kallam;
13
Gjithësecilit do t’i dëftenetë puna, sepse dita do ta dëftenjë atë, sepse me anë të ziarrit nxiretë shpërfaqetë, edhe ziarri do të provonjë punën’ e gjithjësecilit çfarë është.
14
Ndë mbettë puna e ndonjërit që ndërtoj, do të marrë pagë.
15
Ndë u diektë puna e ndonjërit, do t’i bënetë dëm; po ay do të shpëtonjë, posi prej ziarrit.
16
Nuk’ e dini se jeni tempulli i Perëndisë, edhe Frym’ e Shënjtëruarë rri ndër ju?
17
Ndë prishtë ndonjë tempullin’ e Perëndisë, këtë do ta prishnjë Perëndia; sepse tempulli i Perëndisë që jeni ju, ësht’ i shënjtëruarë.
18
Asndonjë le të mos gënjenjë vetëhen’ e ti; ndë kujtoftë ndonjë ndër ju se ësht’ i diturë ndë këtë jetë, le të bënet’ i marrë, që të bënetë i diturë.
19
Sepse dituria e kësaj bote është marrësi përpara Perëndisë. Sepse është shkruarë: “Ay që zë të dituritë ndë dinakëri të atyreve.”
20
Edhe përsëri: “Zoti njeh mendimet’ e të diturëvet se janë të kotë.”
21
Përandaj asndonjë le të mos mburretë mbë njerës; sepse të gjitha janë tuajatë.
22
A Pavli, A Apolloj, a Qifaj, a bota, a jeta, a vdekëja, a këto që janë ndashti, a ato që do të vinjënë, të gjitha janë t'uajatë.
23
Edhe ju, të Krishtit; edhe Krishti i Perëndisë.
← Chapter 2
Chapter 4 →