bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
/
1 Corinthians 16
1 Corinthians 16
Albanian DERKK79 (Dhiata e Re Konstantin Kristoferidhi 1879)
1
Edhe për të mbëledhurit’ e asprëvet për shënjtorëtë, sikundrë urdhërova qishat’ e Gallatisë, kështu bëni edhe ju.
2
Çdo ditën te parë tè javës gjithësecili prej jush le të vërë mbënjanë, e le të mbëledhë atë që t’ia bënjë mbarë Perëndia, që të mos bënenë të mbëledhura asprash kur të vinj, unë.
3
Edhe kur të vinj un’ aty, do të dërgonj me kartëra ata që të sgjithni ju, që të shpienë dhuratënë tuaj ndë Jerusalim.
4
Edhe ndë vëjeftë të vete edhe unë, do të vinjënë bashkë me mua.
5
Edhe do të vinj tek ju, si të shkonj ndëpër Maqedhoni, (sepse ndashti po shkonj ndëpër Maqedhoni).
6
Edhe ndë qilloftë do të mbes përan jush pak kohë, mbase do të dimëronj, që të më përcillni ju, kudo që të vete.
7
Sepse nukë dua që t’u shoh juve ndashti tuke shkuar’ udhësë; po shpërenj të mbets përanë jush ca kohë, ndë më lashtë Zoti.
8
Edhe do të mbes ndë Efesë gjer ditën e Pentikostisë;
9
Sepse m’u hap një der’ e madhe edhe plot me punë, edhe janë shumë asish që më rrinë kundrë.
10
Edhe ndë arthtë Timotheu, vështroni të jetë pa frikë ndër ju; sepse edhe ay punon punën’ e Zotit sikundrë edhe unë.
11
Asndonjë pra mos e bënjë për asgjë; po e përcillni atë me paqtim, që të vinjë tek unë; sepse po e pres bashkë me vëllezëritë.
12
Sa për vëllanë Apollonë, iu luç shumë që të vinte ndër ju bashkë me vëllezëritë; edhe nukë donte fare që të vinjë ndashti; po do të vinjë, kur të ketë nge.
13
Rrini sgjuarë, qëndroni ndë besët; bëhi burra, e forcohi.
14
Gjithë punëtë tuaja le të bënenë me dashuri.
15
Edhe u lutem juve, o vëllezër (e dini shtëpin’ e Stefanajt, se është pem’e parë e Ahaisë, edhe afierosnë vetëhen’ e tyre ndë shërbesë të shënjtorëvet),
16
t’u unjni kryet’ edhe ju të tillëve, edhe çdo njeriu që punon bashkë me neve edhe mundonetë.
17
Edhe gëzonem për t’ ardhurit’ e Stefanajt edhe të Furtunatit edhe të Ahajkojt, sepse këta mbushnë të shterëtë tuaj;
18
Sepse prejtnë shpirtinë tim edhe tuajinë. Nderoni pra të tillëtë.
19
U falenë juve me shëndet qishat’ e Asisë. U falenë juve me shëndet mbë Zotinë Aqylla edhe Priskilla bashkë me qishënë që është ndë shtëpi t’atyreve.
20
U falenë juve me shëndet gjithë vëllezëritë. Përshëndetni njëri tiatrinë me të puthurë të shënjtëruarë.
21
Të faluritë me shëndet u shkrua me dorënë time, të Pavlit.
22
Ndë është ndonjë që nukë do Zotinë Jisu Krisht, qoftë mallëkuarë Maran-atha.
23
Hiri i Zotit Jisu Krisht qoftë me ju.
24
Dashuria ime qoftë me gjithë ju mbë Jisu Krishtinë. Amin.
← Chapter 15