bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
Romans 13
Romans 13
albanian-1872
1
Qish-do shpirt le t’i uli kryetë pushtetevet naltë, sepse nuk’ ashtë pushtet prei vetiut, veçe prei Perëndisë; edhe ata pushtetetë qi janë, jan’ urdhënuem prei Perëndisë.
2
Përandai ai qi i rri kundrë pushtetit, i rri kundrë urdhënit Perëndisë; edhe ata qi rrinë kundrë, kanë me marrë gjukim mbë vetëhet t’atyne.
3
Sepse urdhënarëtë nukë janë frikë e punëvet mira, por të këqiavet. Do pra mos me pasunë frikë pushtetinë? Ban të mirënë, edhe ke me pasunë lavdim prei ati,
4
sepse urdhënari ashtë shërbëtuer i Perëndisë te ti për të mirënë. Por ndë bafsh të keqenë, kij frikë, sepse nuk’ e mba thikënë kot, sepse ashtë shërbëtuer i Perëndisë, shpagë-marrës për me bamë zemërim kundrë ati qi punon të keqenë.
5
Përandai ashtë nevojë me ulunë kryetë, jo vetëmë për zemëriminë, por edhe për ndërgjegjëjenë.
6
Sepse përandai pagueni edhe të dhana, sepse janë shërbëtorë Perëndie, për me shikuem këte punë.
7
U lani pra të gjithëve detyratë: ati qi ashtë për me dhanë, ipni të dhanënë; ati qi ashtë për pagesë, pagesënë; ati qi ashtë për me pasunë frikë, frikënë; ati qi ashtë për me pasunë nder, nderinë.
8
Askuit mos i kini detyrë asgja, veç për me dashunë njiani tietërinë, sepse ai qi do tietërinë, ka mbushunë ligjënë.
9
Sepse këjo: “Mos kurvënojsh. Mos vrasish. Mos viedhish. Mos bajsh deshmi rrenë. Mos dëshërojsh”, edhe qish do tietër urdhënë ndë qoftë se ashtë, ndë këte fjalë i shkurtohetë kryetë, do me thanë: “Të duesh të afërminë tand porsi vetëhenë tande”.
10
Dashunia nuk’ i ban keq të afërmit; dashunia pra ashtë të mbushunit’ e ligjësë.
11
Edhe këte ma fort, tue ditunë kohënë se tashti asht’ ora për me u çuem prei gjumit, sepse tashti ashtë ma ngjat shpëtimi ynë, se atëherë kur besuem.
12
Nata u thye, e dita u afërue; le të hedhim tej pra punët’ e errësinësë, e le të veshim armët’ e dritësë.
13
Le t’ecim hieshim si ditënë, jo ndër lodërti e ndër të deituna, jo ndër shtratëna kurvënie e ndër tepër-ndynësina, jo ndë qartë e ndë zmir,
14
por vishni Zotinë Iesu Krisht, edhe mos kini kujdes për mishinë, për me i bamë dëshërimetë.
← Chapter 12
Chapter 14 →