bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
Matthew 28
Matthew 28
albanian-1872
1
Edhe si shkoi e shëtuna, kur filloi me sbardhun’ e diela e para dit’ e javësë, erdhi Maria Magdalena, edhe Maria tietër, për me vum’ ore vorrinë.
2
Edhe qe tek u ba nji tërmet i math, sepse engjull’ i Zotit sdrypi prei qiellit, edhe erdhi e rrokulloi gurinë prei derësë vorrit, edhe rrinte sipër ati.
3
Edhe faqeja e ati ishte porsi vetimë, edhe petku i ati i bardhë porsi borë.
4
Edhe ata qi ruejshinë u drothnë prei frikës’ ati, edhe u banë porsi të vdekunë.
5
Edhe engjulli u përgjeq, e u tha gravet: Mos frikohi ju, sepse e dij se kërkoni Iesunë, qi u kryqëzue.
6
Nuk’ ashtë këtu, sepse u ngjall, sikurse pat thanë. Eni, shifji vendinë ku qe Zoti.
7
Edhe shkoni shpeit, e u thoni dishepujvet ati, se u ngjall prei së vdekunish; edhe qe te po shkon ma përpara se ju ndë Galile; atie keni me e pamë, qe tek u thashë juve.
8
Edhe ato duelnë shpeit prei vorrit bashkë me frikë, edhe me gëzim të math; e u tuerrnë me u dhanë za dishepujvet ati.
9
Edhe tue votunë me u dhanë za dishepujvet ati, qe Iesui te hasi me ato, e u tha: Falemi. Edhe ato i erthnë për-anë, e i kapnë kambët’, edhe e adhuruenë.
10
Atëherë Iesui u thot’ atyneve: Mos kini frikë, shkoni, e nepni za vëllazënavet mi, qi të shkojnë ndë Galile, edhe atie kanë me më pamë.
11
Edhe ato tue shkuem, qe disa prei rueitësavet tek erthnë ndë qytet, e u dhanë za Krye-priftënavet për gjithë se qish u banë.
12
Edhe ata si u mbëlothnë bashkë me pleqt, edhe muern’ e dhanë këshille, u dhanë ushtëtorëvet argjanda miaft,
13
tue thanë: Thoni, se: - Dishepujt’ e ati erthnë natënë, edhe e vothnë, tue fjetunë na.
14
Edhe ndë u ndëgjoftë këjo prei guvernatorit, na kena me i mbushunë mendien’, edhe kena me u bamë juve mos me pasunë gaile.
15
Edhe ata mbassi muernë argjandatë, banë sikurse u mësuenë; edhe këjo fjalë u dha ndëpër Iudeit deri mbë ditë të sotshime.
16
Edhe të nji-mbë-dhetë dishepujtë voitnë ndë Galile, nd’ate mal ku i pat porositunë Iesui.
17
Edhe kur pan’ ate, e adhuruenë, por disa vetë ishinë me dy mendesh.
18
Edhe Iesui erdhi për-anë, e u foli atyneve, tue thanë: M’u dha çdo urdhënë ndë qiell, edhe mbë dhe.
19
Shkoni pra, e mësoni gjithë kombetë, edhe i pagëzoni mb’emënë të Atit, e të Birit, e të Shpirtit Shenjt;
20
edhe i mësoni me rueitunë gjithë sa u kam porositunë juve; edhe qe unë te jam bashkë me ju gjithë ditt, deri mbë të mbaruemen’ e jetësë. Amen.
← Chapter 27