bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
Matthew 19
Matthew 19
albanian-1872
1
Edhe Iesui kur mbaroi këto fjalë, u ngrit prei Galilesë, edhe erdhi ndë synoret e Iudesë, përtej Iordanit.
2
Edhe e muer mbrapa shumë gjindëje; edhe ai i shëndoshi atie.
3
Edhe erthnë tek ai Fariseitë, tue ngam’ atë, e tue thanë: Nd’asht’ e udhësë mbë nierinë me lishuem gruen’ e vet për çdo shkaik?
4
Edhe ai u përgjeq, e u tha atyneve: S’keni kënduem, se ai qi bani ata çë ndë krye të herësë, i bani mashkull’ edhe femënë?
5
Edhe tha: “Nieriu ka me lanë të atin’ edhe t’amënë për këte punë, edhe ka me u ngjitunë mbas gruesë vet, edhe të dy kanë me qenë nji mish?”.
6
Kaqi sa nukë janë ma dy, por nji mish. Ate pra qi Perëndia e bani parë, nieriu le të mos e dajë.
7
I thonë: Përse pra Moiseu ka porositunë me dhanë letër së dameje, edhe me e lishuem?
8
U thot’ atyneve: Sepse Moiseu ua la juve me lishuem gratë tueja për zemër-ashpërënë tuei, por ndë krye të herësë s’ka qenë kështu.
9
Edhe po u thom juve, se ai qi të lishojë gruen’ e vet, përveç punë kurvënie, edhe të martohetë me tietër, kurvënon; edhe ai qi të martohetë me grue të lishuemë, kurvënon.
10
Dishepujt’ e ati i thonë: Ndë qoftë kështu pun’ e nieriut me gruenë, nuk’ ashtë mirë me u martuem.
11
Por ai u thot’ atyneve: Nukë mundenë të gjithë me pritunë këte fjalë, por ata, qi ashtë dhanë mb’ata.
12
Sepse janë të tredhunë, qi kanë lemë kështu prei barkut s’amësë; edhe janë të tredhunë, qi u trothnë prei nierëzish; edhe janë të tredhunë, qi trothnë vetëvetëhenë për mbëretënin’ e qillvet. Ai qi mundetë me pritunë këte, le ta presi.
13
Atëherë i prunë disa çuna të vogjilë me vumë duertë përmbi ata, edhe me i uruem; edhe dishepujt’ i qirtuenë.
14
Por Iesui tha: Lini çunat’ e vogjilë, edhe mos i ndalni me ardhunë tek unë, sepse mbëretënia e qillvet ashtë për kësish.
15
Edhe si vuni duertë përmbi ata, iku prej andej.
16
Edhe qe tek i erdhi përanë nji nieri, e i tha: Mieshtër i mirë, ç’të mirë të baj për me pasunë jetë të pasosëme?
17
Edhe ai i tha: Ç’më thue i mirë? Kurkushi s’asht’ i mirë, përveç nji Perëndie. Por ndë daç me hymë ndë jetët, ruei porositë.
18
I thotë: Cillatë? Edhe Iesui i tha këto: “Mos vrasish. Mos kurvënojsh. Mos viedhish. Mos apish dëshmi mbë rrenë.
19
Ndero t’ët at’ e t’ët’ amë. Edhe: Të duesh të afërminë tand porsi vetëhenë tande”.
20
Dialoshi i thotë: Këto të gjitha i kam rueitunë çë mbë të rit t’em, por qish më mungon ma?
21
Iesui i tha: Ndë daç me u bam’ i kulluem, shko, e shit gjanë tande, e nepua të vobegjëvet, edhe ke me pasunë thesore ndë qiell; edhe eja, e më merr mbrapa.
22
Por dialoshi kur ndëgjoi këte, iku idhënueshim, sepse kishte shumë gja.
23
Edhe Iesui u tha dishepujvet vet: Për të vërtet po u thom juve, se i pasuni ka me hymë me të vështirë ndë mbëretënit të qillvet.
24
Edhe përsëri po u thom juve, se: Ma kollai ashtë me shkuem kamilla ndëpër birë të gjylpanësë, se i pasuni me hymë ndë mbëretënit të Perëndisë.
25
Edhe dishepujt’ e ati kur ndëgjuenë, habiteshinë fort, e thoshinë: Vallë cilli mundetë me u shpëtuem?
26
Por Iesui i vuni ore, e u tha atyneve: Për-anë nierëzish këjo ashtë punë qi s’mundetë; por për-anë Perëndisë të gjitha mundenë me u bamë.
27
Atëherë Pietri u përgjeq, e i tha: Qe na te lam të gjitha, edhe të muerm mbrapa; vallë qish ka me qenë mbë ne?
28
Edhe Iesui u tha atyneve: Për të vërtet po u thom juve, se ju qi më muertë mbrapa, ndë krijesë të re, kur të rrijë i bir’ i nieriut mbë shkamp të laftit vet, keni me ndenjun’ edhe ju mbë dy-mbë-dhetë shqembe, tue gjukuem dy-mbë-dhetë farat’ e Israelit.
29
Edhe kushdo qi la shtëpia, a vallëzën, a motëra, a atë, a amë, a grue, a dielm, a ara, për punë të emënit t’em, ka me marrë nji qind për nji, edhe ka me trashiguem jetën’ e pasosëme.
30
Por shumë të parë kanë me qenë të mbrapëm, edhe të mbrapmitë të parë.
← Chapter 18
Chapter 20 →