bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
Matthew 16
Matthew 16
albanian-1872
1
Edhe erthnë përanë Fariseit’ e Saddukeitë, edhe tue ngam’ atë, lypshinë me i diftuem atyneve shenjë prei qiellit.
2
Por ai u përgjeq, e u tha atyneve: Kur bahetë mbramie, thoni, se ka me u bamë Koh’ e mirë, sepse qielli asht’ i kuq.
3
Edhe ndë mëngjes, se: Sot ka me u bamë dimënë, sepse qielli asht i kuq, e i vranëtë. Hipokritëna, faqen’ e qiellit dini me e ngjofunë; por shenjet’ e kohëvet nukë mundeni?
4
Bres i keq edhe kurvar lypën shenjë; edhe shenjë s’ka me iu dhanë, përveç shenjit profetit Iona. Edhe i la, e iku.
5
Edhe dishepujt’ e ati si erthnë përtej, harruenë me marrë bukë.
6
Edhe Iesui u tha atyneve: Shikoni, edhe kini kujdes prei brumit Farisevet e Saddukevet.
7
Edhe ata mendoheshinë me vetëvetëhenë, tue thanë, se: Nukë muerm bukë.
8
Edhe Iesui si muer vesht, u tha atyneve: Qish mendoheni me vetevetëhenë, o besë-pakë, se nukë muertë bukë?
9
Edhe s’po merrni vesht, as nukë kujtoni pesë bukët’ e katër mijëvet, edhe sa kofina muertë?
10
As shtatë bukët’ e katër mijëvet, edhe sa shporta muertë?
11
Qysh nukë merrni vesht, se nuk’ u thashë juve për bukë, me pasunë kujdes prei brumit Farisevet e Saddukevet?
12
Atëherë e muerrnë vesht, se nukë tha më pasunë kujdes prei brumit bukësë, por prei mësimit Farisevet e Saddukevet.
13
Edhe Iesui kur erdhi mb’anët e Kaisarisë Filippit, pyeste dishepujt’ e vet, tue thanë: Cilli thonë nierëzitë, se jam un’ i bir’ i nieriut?
14
Edhe ata thanë: Disa thonë Gjionn Pagëzori, edhe të tierë Elia; edhe të tierë Ieremia, a nji prei profetënish.
15
U thot’ atyneve: Por ju cilli thoni, se jam unë?
16
Edhe Simon Pietri u përgjeq, e tha: Ti je Krishti, Bir’ i Perëndisë gjallë.
17
Edhe Iesui u përgjeq, e i tha: I lumunë je ti, Simon i bir’ i Ionait, sepse mish edhe gjak nukë ta sbuloi tyi këte, por em Atë qi ashtë ndë qillt.
18
Edhe unë po të thom, se ti je Pietër (shkamp guri), edhe përmbi këte shkamp guri kam me ndërtuem kishinë t’eme; edhe dyert’ e ferrit s’kanë me pasunë fuqi kundrë asai.
19
Edhe kam me të dhanë çelat’ e mbëretënisë qillvet; edhe qish të lidhish mbi dhet, ka me lidhunë ndë qillt, edhe qish të sgjidhish mbi dhet, ka me qenë sgjidhunë ndë qillt.
20
Atëherë porositi dishepujt’ e vet, mos me i thanë kurkuit, se ashtë Iesu Krishti.
21
Çë mb’atë herë Iesui filloi me u diftuem dishepujvet vet, se duhetë me votunë ndë Ierusalemë, edhe me hekunë shumë prei pleqsh, e prei Krye-priftënish, e prei Shkruisish, edhe me u vramë, edhe të tretënë ditë me u ngjallë.
22
Atëherë Pietri e muer përanë vetëhesë mbë-nj-anë, e filloi me e qirtuem, tue thanë: Le të dhimbetë vetëheja, Zot, mos u baftë këjo te ti.
23
Por ai u këthye, e i tha Pietrit: Ikë mbrapa meje, Satana, shkandull më je, sepse s’ke ndër mend punët’ e Perëndisë, por punët’ e nierëzëvet.
24
Atëherë Iesui u tha dishepujvet vet: Ndë dashtë kushi me ardhunë mbrapa meje, le të mohojë vetëvetëhenë, edhe le të ngrejë kryqin’ e vet, edhe le të vijë mbas meje.
25
Sepse ai qi të detë me shpëtuem jetën’ e vet, ka me e bierrë; edhe ai qi të bierri jetën’ e vet për punë t’eme, ka me e gjetunë.
26
Sepse ç’të mirë i bahetë nieriut, ndë fitoftë gjithë botënë, e të bierri shpirtin e vet? A çfarë gjaje ka me dhanë nieriu për me ndërruem shpirtin’ e vet?
27
Sepse ka për me ardhun’ i bir’ i nieriut ndë laft të i Atit vet bashkë me engjujt e vet; edhe atëherë ka me ia paguem gjithë-se-cillit mbas punës’ ati.
28
Për të vërtet po u thom juve, se janë disa prei atyneve qi rrinë këtu, të cilltë s’kanë me ngranë vdekë (s’kanë me vdekunë), deri sa të shofinë të birin’ e nieriut tue ardhunë ndë mbëretënit të vet.
← Chapter 15
Chapter 17 →