bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
Mark 16
Mark 16
albanian-1872
1
Ende si shkoi e shëtuna, Maria Magdalena, ende Maria e ama Iakobit, ende Saloma, blen’ erëna, për me ardhun’ e me lym ate.
2
Ende shumë herët ndë natie të parënë ditën’ e javësë vinë mbi vorr, tue shkrepunë dilli;
3
ende thoshinë ndërmiet atyne: Cilli do të na rrokullejë gurinë prei derësë vorrit?
4
Ende kur shtinë sytë, ven’ ore se guri ishte rrokullymë, sepse ishte fort i math.
5
Ende kur hynë ndë vorr, panë nji dialosh tue ndenjunë për së diathti, veshunë me petka të bardha; ende ato u tremnë.
6
Ende ai u thot’ atyne: Mos u tremni; kërkoni Iesu Nazarinasinë, qi qe mbërthymë? U ngjall; nuk’ ashtë këtu, ngje vendi ku e patnë vumë.
7
Po shkoni, e u thoni dishepujtvet ati, ende Pietrit, se ai vete ma përpara se ju ndë Galile, atie keni me e pamë, po sikur u pat thanë juve.
8
Ende ato dulnë shpeit, e iknë prei vorrit; ende ato ishinë tremun’ e habitunë, ende s’i thanë gja askuit, sepse kishinë frikë.
9
Ende si u ngjall ndë natie të parënë ditën’ e javësë, iu duk të parënë herë Marisë Magdalenësë, qi kishte nxierrë shtatë diaj prei asai.
10
Ajo voiti, e u dha za atyneve qi kishinë ndenjunë bashkë me ate, atie ku ishinë tue bamë vaje, e tue qjamë.
11
Ende ata kur ndëgjunë se rron, ende se u pa prei asai, nukë zunë besë.
12
Ende mbasandai u diftu me tietër formë mbë dy vetë prei asish qi ishinë tue ecun’ e tue votunë nd’arë.
13
Ende ata erthnë e u dhanë za të tierëvet, po as atyneve s’u zunë besë.
14
Mbasandai u diftu mbë të nji-mbë-dhitët, atie ku ishinë tue ndenjunë ndë mësallë, ende i shau për pabesënin’ e atyne, ende për zemërën’ e ashpërë, sepse nuk’ u zunë besë atyneve qi e panë ngjallunë.
15
Ende u tha atyne: Shkoni ndëpër gjithë botën’, e predikoni ungjillinë ndëpër gjithë krijesënë.
16
Kush të mbesojë ende të pagëzohetë, ka me u shpëtumë; po kush të mos mbesojë ka me u gjukumë për mundim.
17
Ende këto shenje kanë me u votunë mbrapa atyneve qi të mbesojnë. Mb’emënit t’em kanë me nxierrë diaj; kanë me folunë me gjuhëna të reja;
18
kanë me zanë gjarpij; ende ndë pifshinë ndonji farë gjaje qi mbyt nierinë, s’ka me u bamë keq atyne; kanë me vumë durët mbi të sëmunë, ende kanë me i shëndoshunë.
19
Zoti pra mbassi u foli atyne, hypi ndë qillt, ende ndejti mbë të diathtën’ e Perëndisë.
20
Ende ata dulnë, e predikunë mbë gjithë vendet, tue u ndifun’ atyne bashkë Zoti, ende tue u vërtetum’ atyne fjalënë me ato mërekullia qi u shkojinë mbrapa atyne. Amen.
← Chapter 15