bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
John 13
John 13
albanian-1872
1
Edhe përpara festësë pashkësë, Iesui tue ditunë se i erdhi ora, për me sdrypunë prei kësai bote tek Ati, sepse i deshi të vetëtë qi ishinë te bota, qysh së mbrapmi i deshi.
2
Edhe si u ba darka (edhe dialli tashti i kishte vumë ndë zemërët Iudë Iskariotit, të birit Simonit, qi ta trathtojë),
3
Iesui tue ditunë se Ati ia ka dhanë ndër duer të gjitha, edhe se duel prei Perëndisë, edhe vete te Perëndia,
4
çohetë prei darkësë, edhe svesh petkatë, edhe muer nji rizë, e mpështolli vetëhenë;
5
mbasandai ve ujë ndë legjen, edhe filloi me u lamë kambëtë dishepujvet, edhe me ua pshimë me atë rizënë qi ishte mpështiellë.
6
Vien pra te Simon Pietri, edhe ai i thotë: Zot, ti më lan kambëtë?
7
Iesui u përgjeq e i tha: Ate qi baj unë, ti nuk’ e di tashti, por ke me e ngjoftunë mbasandai.
8
Pietri i thotë: S’ke me lamë kambët’ e mia për gjithë jetënë. Iesui i u përgjeq: Ndë mos të lafsha, s’ke piesë me mue.
9
Simon Pietri i thotë: Zot, jo kambët’ e mia vetëmë, por edhe duertë, edhe kryetë.
10
Iesui i thotë: Ai qi ashtë lamë s’ka nevojë veç me lamë kambëtë, sepse ashtë gjithë i qirutë, por jo të gjithë.
11
- Sepse e dinte ate qi kishte me e trathtuem; përandai tha: Nukë jeni të gjithë të qirutë.
12
Mbassi u lau atyne pra kambëtë, edhe muer petkat’ e veta, ndejti për-së-ri, e u tha atyne: E dini se qish u bana juve?
13
Ju më thërritni Mieshtër edhe Zot; edhe mirë thoni, sepse jam.
14
Ndë u lava kambëtë pra unë Zoti edhe Mieshtri, edhe ju keni detyrë me i lamë kambëtë njiani tietrit.
15
Sepse u lashë juve shëmbëlltyrë qi të bani edhe ju sikurse u bana unë juve.
16
Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se nuk’ ashtë shërbëtori ma i math se i zoti vet; as i dërguemi ma i math se ai qi e ka dërguem.
17
Ndë ditshi këto, jeni të lumunë ndë i bafshi.
18
Nukë thom këto për të gjithë ju; un’ i dij cillëtë kam sgjedhunë, por qi të mbushetë shkronja - “Ai qi ha bukë bashkë me mue, ngriti shqelmin’ e vet kundrë meje.”
19
Çë tashti po u thom juve këte para se të bahetë, qi të besoni kur të bahetë se unë jam.
20
Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve: Ai qi të presi ate qi të dërgoj unë, ka pritunë mue; edhe ai qi të më presi, ka pritun’ ate qi më dërgoi.
21
Iesui mbassi tha këto, iu përzie shpirti, edhe deshmoi, e tha: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve, se nji prei jush ka me më trathtuem.
22
Dishepujtë pra shikojshinë njiani tietrinë, tue u habitunë për cillinë thotë.
23
Edhe nji prei dishepujvet ati ishte mpështetunë ndë gjit të Iesuit, të cillinë Iesui e donte.
24
Simon Pietri pra i ban me shenjë, qi ta pyesi cilli asht’ ai qi thotë për ate?
25
Edhe ai ra ndë krahanuer të Iesuit, e i thotë: Zot, cilli asht’ ai?
26
Iesui përgjegjetë: Ai ashtë, qi unë kur të ngjyej bukënë kam me i dhanë. Edhe ngjeu bukën’ e ia dha Iudë Iskariotit, të birit Simonit.
27
Edhe mbas bukësë, atëherë Satanai hyni mb’ate. Iesui pra i thotë: Qish ke për me bamë, ban-e shpeit.
28
Edhe askushi prei atyneve qi ishinë ndenjunë ndë mësallë nuk’ e muer vesht këte fjalë, për se i tha.
29
Sepse disa kujtojshinë, se Iesui i thotë: Blij qish na duhenë për festënë; a me dhanë ndonji gja send ndër të vobeq, sepse Iuda kishte kuletën’ e astërvet.
30
Ai pra, si muer bukënë, duel jashtë përnjiherë; edhe ishte natë.
31
Si duel pra, Iesui thotë: Tashti u lavdue i Bir’ i nieriut, edhe Perëndia u lavdue nd’ate.
32
Ndë u lavdue Perëndia nd’ate, edhe Perëndia ka me e lavduem ndë vetëvetëhenë, edhe përnjiherë ka me e lavduem.
33
Dielmthit’ e mi, edhe pak jam bashkë me ju. Do të më kërkoni; edhe sikurse u thashë Iudevet, se atie ku vete unë, ju nukë mundeni me ardhunë, po u thom tashti edhe juve.
34
U la juve nji porosi të re: Të doni njiani tietrinë; sikurse un’ u desha juve, edhe ju të doni njiani tietrinë.
35
Prei kësai kanë me u ngjofunë juve të gjithë, se jeni dishepujt’ e mi, ndë paçi dashuni njiani mbë tietrinë.
36
Simon Pietri i thotë: Zot, ku vete? Iesui i u përgjeq: Atie ku vete unë, ti nukë mundesh tashti me më marrë mbrapa; por mbasandai ke me më marrë mbrapa.
37
Pietri i thotë: Zot, përse nukë mundem tashti me të marrë mbrapa? Kam me vumë jetënë t’eme për tyi.
38
Iesui i u përgjeq: Ke me vumë jetënë tande për mue? Për të vërtet, për të vërtet po të thom: - S’ka me kënduem gjeli, qysh sa të më mohojsh tri herë.
← Chapter 12
Chapter 14 →