bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
Acts 6
Acts 6
albanian-1872
1
Edhe nd’ato ditt kur shumoheshinë dishepujtë, Greqishtarëtë murmurojinë kundrë Hebrevet, se nukë shikoheshinë grat’ e veja t’atyneve ndë shërbesë të përditëshime.
2
Atëherë të dy-mbë-dhetëtë thërritnë shumicën’ e dishepujvet, e thanë: Nuk’ asht’ e pëlqyeshime mbë ne me lanë mbë-nj-anë fjalën’ e Perëndisë, e me shërbyem ndëpër truvezat.
3
Vështroni pra, o vëllazën, e sgjithni prei jush shtatë burra qi të epetë deshmi e mirë për ata, plot me Shpirtinë Shenjt e me dituni, të cillëtë t’i vemë mbi këte nevojë.
4
Por na të presimë mbë të falunit, e mbë shërbesët të fjalësë.
5
Edhe u pëlqye fjala përpara gjithë shumicësë, edhe sgjothnë Stefaninë, qi ishte burr plot me besë e me Shpirtinë Shenjt, edhe Filippin’, edhe Prohorin’, edhe Nikanorin’, edhe Timonin’, edhe Parmenan’, edhe Nikolanë e këthyem Antioheasinë:
6
të cillët i nxuernë përpara apostujvet; edhe mbassi u falnë, vunë duertë përmbi ata.
7
Edhe fjala e Perëndisë shtohei, edhe numëri i dishepujvet shumohei fort ndë Ierusalem; edhe shumë gjindëje prei priftënish i ndëgjojinë besësë.
8
Edhe Stefani plot me besë e me fuqi, bante mërekullia e shenje të mëdha ndë popull.
9
Atëherë u ngritnë disa prei synagoget qi thohei i Libertinëvet, edhe Kyrenianëvet, edhe e Aleksandrianëvet, edhe prei atyneve qi ishinë kah Kylikia e kah Asia, edhe haheshinë me fjalë me Stefaninë.
10
Edhe s’mundeshinë me i dalë kundrë ditunisë edhe frymësë qi fliste.
11
Atëherë vunë pshefas nierës me thanë, se: Ndëgjuem ate tue folunë fjalë vlasfimie kundrë Moiseut edhe Perëndisë.
12
Edhe shtynë popullin’ e pleqt’ e shkruisit’, edhe u turrnë, edhe e rrëmbyenë, edhe e prunë ndë bashkë-ndejtiet,
13
edhe nxuernë përpara deshmitarë rrenësë, qi thoshinë, se: Kyi nieri nukë pushon tue folunë fjalë vlasfimie kundrë këti vendi shenjt, edhe kundrë ligjësë,
14
sepse ndëgjuem ate tue thanë, se: Kyi Iesu Nazoreasi ka me prishunë këte vend, edhe ka me ndërruem zakonetë qi na ka lanë Moiseu.
15
Edhe gjith’ ata qi kishinë ndenjunë ndë bashkë-ndejtiet kur shtinë sytë mb’ate, panë faqen’ e ati porsi faqe engjulli.
← Chapter 5
Chapter 7 →