bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
2 Corinthians 9
2 Corinthians 9
albanian-1872
1
Sa për shërbesën’ e shenjtënavet ashtë tepërë për mue me u shkruem juve.
2
Sepse e dij të shpeitët’ e zemërësë tuei, qi për ate mburrem mbë Makedonianët, se Ahai u ba gati çë viet, edhe përvëlimi i zemërësë tuei u shtiu ndezënë shumë vetëve.
3
Edhe dërgova vëllazënitë, për mos me dalun’ i kotë të mburrunitë t’anë qi kemi për ju mbë këte punë, qi të jeni bamë gati (sikurse thoshiem).
4
Druese vinë bashkë me mue Makedonianë, e u gjejnë juve pa bamë gati, turpënohemi na (për mos me thanë ju), mbë këte qindrim të mburrunit.
5
Përandai u mendueshë se ashtë nevojë t’u lutem vëllazënavet, qi të venë ma parë te ju, e të bajnë gati këte bekimin’ e limoshënësë tuei qi patët thanë çë përpara, qi të jetë gati kështu si bekim i limoshënësë, e jo si lakëmim.
6
Edhe këte e thom, se ai qi mbiell me kursim, ka me korrë edhe me kursim; edhe ai qi mbiell me dorë të hapëtë, ka me korrë edhe me dorë të hapëtë.
7
Gjithë-se-cilli le t’api sikurse t’i detë zemëra: jo me idhënim, a me shtrëngim, sepse Perëndia do ate qi ep me buzë për gas.
8
Edhe Perëndia asht’ i fuqishim me tepruem qish do hir mbë ju, për me pasunë mëjaft përherë mbë qish do gja, të teproni mbë qish do punë të mirë
9
(sikurse ashtë shkruem: “Përdau, u dha të vobegjivet, dreitënia e ati mbet ndë jetët të jetësë”.
10
Edhe ai qi i ep farë ati qi mbiell, edhe bukë për të ngranë, dhasht’ e shumoftë farënë tuei, e rrittë bimat’ e dreitënisë tuei),
11
tue bamë të pasunë mbë të falunë ndersë mbë Perëndinë.
12
Sepse shërbesa e kësai pune jo vetëmë mbush plot nevojat’ e shenjtënavet, por edhe tepëron me shumë të falunë ndersë te Perëndia,
13
(sepse tue provuem këte shërbesë, lavdojnë Perëndinë për ndëgjimin’ e së rrëfyemesë tuei mbë ungjillin’ e Krishtit, edhe për piesën’ e dorësë hapëtë mb’ata edhe mbë të gjithë),
14
edhe mbë të lutunit’ e atyneve qi bajnë për ju, sepse kanë shumë mall për ju, për ate hirin’ e Perëndisë të tepërinë qi ashtë mbë ju.
15
Por hir qoftë mbë Perëndinë për dhunëtin’ e ati qi s’diftohetë me gojë.
← Chapter 8
Chapter 10 →