bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
2 Corinthians 5
2 Corinthians 5
albanian-1872
1
Sepse e dimë se ndë u prishtë shtëpia jonë e baltta e kësaj tende, kemi tietërë ndërtesë prei Perëndisë, nji shtëpi bamë pa dorë, të pasosëme ndë qillt.
2
Sepse ndë këte tendë na fshaimë tue dëshëruem të veshimë përsipër ate shtëpinë t’onë qi ashtë prei qielli,
3
ndonëse ndë paçim veshun’ ate, s’kemi me u gjetunë sveshunë,
4
sepse na qi jemi ndë këte tendë, fshaimë prei së randësë, sepse s’duemë me e sveshunë, por me e veshunë përsipër, qi të përtërihet’ e mortshimeja prei jetësë.
5
Edhe ai qi na bani gati për këte farë gjaje, ashtë Perëndia, qi na dha edhe kaparin’ e Shpirtit.
6
Tue pasunë pra zemërë përherë, edhe tue ditunë sa deri sa rrimë ndë korp, jemi lark prei Zotit,
7
(sepse ecimë me besë, e jo me faqe),
8
përandai kemi zemërë, edhe na pëlqen ma tepërë me qenunë lark prei korpit, e të jemi afër te Zoti.
9
Edhe përandai përpiqemi, a tue qenunë lark, a tue qenun’ afër, të jemi të pëlqyeshim tek Ai.
10
Sepse na të gjithë duhetë me u dukunë përpara gjukatësë Krishtit, qi të shpaguhetë gjithë-se-cilli për ato punë qi janë punuem prei korpit, a të mirë, a të keqe.
11
Tue ditunë pra frikën’ e Zotit, nierëzëvet ua mbushimë mendienë, por te Perëndia jemi të shpërfaqunë; shpërej se edhe mbë ndërgjegjëjet tueja jemi të shpërfaqunë.
12
Sepse s’rakumandoimë vetëhenë t’onë për-së-ri te ju, por u apimë juve shkak me u mburrunë për ne, qi të keni qish t’u thoni atyne qi mburrenë me faqe, e jo me zemërë.
13
Sepse a se jemi jashtë mentsh, për Perëndinë jemi, a se jemi ndër mend, për ju jemi.
14
Sepse dashunia e Krishtit na shtrëngon, sepse këte e gjukoimë, se ndë vdiq nji për të gjithë, vallë të gjithë vdqinë;
15
edhe vdiq për të gjithë, qi të mos rrojnë ma për vetëhen’ e atyne ata qi rrojnë, por për ate qi vdiq edhe u ngjall për ata.
16
Përandai na çë tashti e mbaskëndai s’ngjofim’ askend mbas mishit; edhe ndonësëe ngjofmë Krishtinë mbas mishit, por tashti ma s’e ngjofimë.
17
Përandai ndë qoftë ndonji mbë Krishtinë, kyi ashtë ndërtesë e re; të vietëratë shkuenë, qe tek u banë të ra të gjitha.
18
Edhe të gjitha janë prei Perëndisë qi na paqtoi me vetëhen e ati me anë të Iesu Krishtit, edhe na dha shërbesën’ e paqtimit,
19
se Perëndia ishte mbë Krishtinë, tue paqtuem botënë me vetëhen’ e ati, pa ua ngjefun’ atyneve fajetë; edhe na zuni besë për fjalën’ e paqtimit.
20
Tashti pra laimësoimë për Krishtinë, sikurse të u lutei Perëndia me anë t’onë; u lutemi juve pra për Krishtinë, paqtohi me Perëndinë. Sepse Perëndia bani fajtuer për ne ate qi s’ngjofi faj, qi të bahemi dreitënia e Perëndisë prei ati.
← Chapter 4
Chapter 6 →