bible
ra
🌐 Language
English
Español
Français
Deutsch
Português
Italiano
Nederlands
Русский
中文
日本語
한국어
العربية
Türkçe
Tiếng Việt
ไทย
Indonesia
All Languages
Home
/
Albanian
/
albanian-1872
/
1 Corinthians 3
1 Corinthians 3
albanian-1872
1
Edhe unë, o vëllazën, nukë mufta me folunë te ju porsi mbë nierës të shpirtit, por porsi mbë nierës të mishit, porsi mbë foshnje mbë Krishtinë.
2
U ushqeva juve me qumështë, e jo me gjellë, sepse edhe s’mundeshitë me pritun’ ate, por edhe tashti s’mundeni, sepse jeni por nierës të mishit;
3
sepse kur ashtë ndër ju zmir, e qartë, e të dame, a nukë jeni nierës të mishit, edhe ecëni mbas nieriut?
4
Sepse kur thotë njiani: Unë jam i Paulit; e tietëri: Un’ i Apolloit, a nukë jeni nierës të mishit?
5
Cilli pra ashtë Pauli, e cilli Apolloi, jo tietër përveç shërbëtorë qi besuetë me anë t’atyneve, edhe sikurse dha Zoti mbë gjithë-se-cillinë?
6
Unë mbolla, Apolloi ngjomi, por Perëndia i rriti.
7
Kaqi sa as ai qi mbiell nuk’ ashtë gja, as ai qi ngjom, por Perëndia qi rrit.
8
Edhe ai qi mbiell, e ai qi ngjom janë nji; edhe gjithë-se-cilli ka me marrë pagën e vet mbas mundiesë vet.
9
Sepse na jemi punëtorë bashkë me Perëndinë: ju jeni ar’ e Perëndisë, ndërtesa e Perëndisë.
10
Mbas hirit Perëndisë qi m’u dha, si mieshtër i ditshim unë vuna themel, e nji tietër ndërton, por gjithë-se-cilli le të shofi kush ndërton.
11
Sepse askushi nukë mundetë me vumë tietër themel, përveç ati qi ashtë vumë, i cilli ashtë Iesu Krishti.
12
Edhe ndë ndërtoftë kushi mbi këte themel, ar, argjand, gur të paçimueshim, dru, bar, kallam,
13
gjithë-se-cillit ka me iu diftuem puna, sepse dita ka me e diftuem; sepse me anë të ziarrmit shpërfaqetë, edhe ziarrmi ka me provuem punën’ e gjithë-se-cillit qish faret ashtë.
14
Ndë mbettë puna e ndonjianit qi ndërtoi, ka me marrë pagë;
15
ndë u diektë puna e ndonjianit, ka me iu bamë dam, por ai ka me shpëtuem kështu porsi prei ziarrmit.
16
Nuk’ e dini se jeni tempulli i Perëndisë, edhe Shpirti i Perëndisë rri ndër ju?
17
Ndë prishtë kushi tempullin’ e Perëndisë, këte ka me e prishunë Perëndia, sepse tempulli i Perëndisë qi jeni ju ashtë shenjt.
18
Askushi le të mos gënjejë vetëvetëhenë: ndë kujtoftë ndonji ndër ju se asht’ i ditshim ndë këte jetë, le të bahet’ i marrë, për me u bam’ i ditshim.
19
Sepse ditunia e kësai bote ashtë marri ndaj Perëndisë, sepse ashtë shkruem: “Ai qi ze të ditshimitë ndë dinakëri t’atyne”.
20
Edhe për-së-ri: “Zoti ngjef mendimet’ e të ditshimvet se janë të kota”.
21
Përandai askushi le të mos mburretë mbë nierës, sepse të gjitha janë të tuejatë.
22
A Pauli, a Apolloi, a Kifai, a bota, a jeta, a vdeka, a këto qi janë tashti, a ato qi kanë me ardhunë - të gjitha janë të tuejatë,
23
edhe ju të Krishtit, edhe Krishti i Perëndisë.
← Chapter 2
Chapter 4 →